Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka sulmuar opozitën kosovare për qëndrimet e tyre pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai nuk ka guxuar të komentojë qëndrimin amerikan, por ka sulmuar opozitën e Kosovës, duke i quajtur tradhtarë.
Ky është postimi i plotë i Kurteshit:
Tradhëtia e opozitës së bashkuar
PDK, LDK dhe Ramush Haradinajt
Qëndrimi aktual i opozitës, i Ramush Haradinajt, është thikë në shpinën e Kosovës, jo në shpinën e Albin Kurtit.
Ky sinkronizim i opozitës me Listën Serbe, Vuçiqin dhe bandat kriminale, me kërkesa të njëjta, është tradhëti klasike!
Kujdes Ramush!
Memlit dhe Lumirit nuk u duhet kujdesi.
Amerika hidhërohet me miqtë, por nuk i fal tradhëtarët dhe qyqarët!