Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, bëri të ditur se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe.
Kurteshi tha për RTV21 se ankimi në këtë gjykatë do të ishte i kotë dhe pa kuptim pasi që edhe ajo do të vendoste në favor të Listes Serbe me arsyetimin e njëjtë sikurse PZAP.
Ai bëri të ditur se do të votojnë serish kundër certifikimit të Listes Serbe kurdo që certifikimi i kësaj partie të jetë në rend ditë të KQZ-së.
“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”“, tha Kurteshi për RTV21. Kurteshi tha se përdorimi i termit “Kosovo dhe Metohija” nuk ka qenë asryeja e vetme dhe kryesore për votimin e anëtarëve të VV-së kundër certifikimit të Listës Serbe. Sipas tij ka dëshmi të shumta se Lista Sërbe është pjesë e grupit terrorist të drejtuar nga Millan Radoiciqi. “Kemi një varg faktesh dhe dëshmushë që lista serbe është pjesë e organziatave tërroriste, kanë bërë veprime terroriste dhe vazhdojnë të bëjnë”, tha Kurteshi.