-6.4 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

“Kurrë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës”, Eden Hazard nuk është pishman për kalimin te Reali

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, ka shuar përfundimisht çdo mundësi që në të kaluarën të kishte veshur fanellën e Barcelonës, duke theksuar se ëndrra e tij e vetme ka qenë gjithmonë klubi madrilen.

Në një intervistë të fundit, belgu ishte i prerë kur u pyet për një transferim të mundshëm te rivalët katalanas.

“A do t’i isha bashkuar Barcelonës? Jo. Ëndrra ime ka qenë Real Madridi që kur isha i vogël”.

Hazard tregoi se dëshira për të luajtur në “Santiago Bernabeu” e ka shoqëruar që në hapat e parë të karrierës së tij.

“Kur fillova të luaja futboll, gjithmonë i thosha babait tim se doja të luaja për Madridin”.

“Sigurisht, Barça, mënyra se si luajnë, Messi… por, Hala Madrid, miku im”.

Në fund, Hazard arriti ta realizojë ëndrrën e tij në vitin 2019, kur u transferua te Real Madridi nga Chelsea. Megjithatë, aventura e tij në Spanjë rezultoi zhgënjyese, pasi belgu shënoi vetëm shtatë gola gjatë katër viteve me klubin madrilen.

Të ngjashme

Të fundit