11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Kurrë më Vuçiqi në Sarajevë”: Në Serbi i reagojnë ashpër ministrit boshnjak të mbrojtjes

- Advertisement -

Një deklaratë e Ministrit të Mbrojtjes së Bosnje-Hercegovinë, Zukam Helez, ka shkaktuar reagime të mëdha në Serbi, pasi ai i pari rikujtoi kohërat kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën patronazhin e kriminelit të konfirmuar dhe dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel, bredhte në Sarajevën e pushtuar dhe rrethuar nga forcat serbe të “Republika Srpska”.

“Kurrë më Vuçiç nuk do të mund të shkojë në këto kodra rreth Sarajevës, prej të cilave qëllonte me snajper. Ky është një proces historik i krijimit të një shteti dhe ne po e udhëheqim me sukses. Na u dha një detyrë e vështirë, dikush bëri të tmerrshme gabim në Dejton, ne e dimë se kush është, ai nuk dëshiron që unë të kthehem tek ai”, ka thënë ai.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e dënoi deklarimin e ministrit boshnjak, duke thënë se “elita politike e Sarajevës janë të brengosur nga politikat ekonomikisht të forta dhe sovrani të ndjekura nga Aleksdar Vuçiq”.

Mesazhi dhe politika jonë është e qartë – paqe, stabilitet dhe shikim nga e ardhmja. Ne duam të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme me boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia e njeh pavarësinë e Bosnje dhe Hercegovinës brenda kufijve ekzistues, por ne kurrë nuk do të hiqni dorë nga përkrahja e popullit tonë në Republikën Srpska”, tha Vuçeviç, siç e citoi “Kosovo Online“.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit