2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

“Kurrë më Ollujë ndaj serbëve”, Vuçiq u frynë rreziqeve imagjinare

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar t’u fryjë rreziqeve imagjinare për “spastrim etnik të serbëve” nëpër rajon duke folur “Olujën” kroate dhe serbët e Knin-it; ngjarje për të cilën u shpreh se “nuk do ta lejojmë të ndodh kurrë më”.

“Kurrë më s’do të lejojmë spastrim etnik ndaj popullit tonë ose drejtuar kundër popullit tonë, kudo dhe nga kushdo. Ato kolona nga ku shumë prej erdhët në Serbi nuk duhet të ndodhin kurrë më, pavarësisht se çfarë bëjnë disa kundër vendit tonë”, ka thënë Alelkandar Vuçiq, siç e citoi “Danas”.

“Ngado që vini, prej Benkovcit e deri në Vukovar, nga krahinat e Bosnjës, ju jeni rehat në Serbi dhe kjo ështl krejt normal. Na takon neve të shohim se çka tjetër mund të bëjmë, dhe ju keni bërë shumë për neve, na bëtë më të mençur dhe më të kujdesshëm se çfarë i pret njerëzit tanë dhe të mos e lejojmë kurrë më”, tha Aleksandar Vuçiq. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit