Telashet shëndetësore i kanë të ngjashme, por jo edhe moshën. Bahtije Idrizi dhe Esat Meholli i kanë hiç më pak se 100 vjet diferencë.
Tetëvjeçari dhe 108-vjeçarja u operuan të premten. I pari në krah e e dyta në këmbë, në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Mitrovicës.
“Prej qesaj kame, se po të kallxoj nuk përdori asnjë kokërr, edhe këta rrëshqita dyqysh në banjo”, 108-vjeçarja, njofton Klan Kosova.
Dhimbje s’ka as vogëlushi, që një ditë më parë me humor i tha të moshuarës me të cilën e ndanë dhomën se kanë pak dallim në moshë, veç 100 vjet. Raste si ky s’janë të shpeshta e trajtimi ka specifika.
“Te fëmija në fjalë fraktura ka qenë e zhvendosur, e dislokuar dhe është dashur me vazhdu me intervenim kirurgjik. Te rasti i zonjës është thymje e shpeshtë te moshat e shtyme, ka shku mirë edhe pse kualiteti kockorë ka qenë i dobët”, tha Artan Bejta, Ortoped në Spitalin e Mitrovicës.
Kujdes duhet pasur edhe në dhënien e anestezionit.
“Te djali kemi përdorë anestezionin e përgjithshëm të fëmiu është i zakonshëm, djali ka pasë edhe probleme tjera, me anestezion zonja ka qenë e zgjuar gjatë tërë kohës”, pohoi Fatmir Ujkani, Shef i Repartit të Anestezionit, Spitali i Mitrovicës
Operacionet e pacientëve janë kryer me dy orë diferencë.