Home Lajme Kurri pritet në takim nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq

Kurri pritet në takim nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq

0
Kurri pritet në takim nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Ai u prit fillimisht nga homologu kroat Andrej Plenkoviq, ndërsa raportohet se pritet të takohet edhe me presidentin kroat dhe me kryetarin e Kuvendit..

Që të dy pritet të nënshkruajë edhe një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh, ndërsa Kurti do të marrë pjesë edhe në forumin e parë ekonomik të Kroacisë dhe Kosovës.

Më vjen mirë që kjo është vizita e tij e parë zyrtare,  bilaterale me Kroacinë dhe reciproke pas vizitës sime në Prishtinë para disa viteve”, tha Plenkoviq.

Ai ka theksuar se në takimin e sotëm është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, të cilat janë tradicionalisht miqësore dhe të mira.

Ai shtoi se sot fokusi është në ato tema që lidhin të dy vendet.

“Para së gjithash, marrëdhëniet e mira ekonomike. Vitin e kaluar, këmbimi ekonomik arriti në gati 200 milionë euro. Këtë vit për tetë muajt e parë ishte afër 15 milionë euro”, tha Plenkoviq.

 

Exit mobile version