2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

“Kur u sulmua familja Jashari më 5 mars, francezët protestuan në Paris”, akademiku Kullashi tregon si u mobilizua shoqëria franceze

- Advertisement -

Akademiku dhe ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, ka treguar se si shoqëria franceze u mobilizua gjatë viteve ’90-ta për të kërkuar ndaljen e krimeve serbe në Ballkan, veçanërisht në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.

Në një intervistë për emisionin “FIVE” të Dukagjinit, Kullashi përshkroi një nga protestat më të mëdha në mbështetje të çlirimit të Kosovës, e cila u organizua në Paris pas sulmit serb mbi familjen Jashari në Prekaz që nisi 5 mars 1998.

Vetëm dy ditë pas këtij sulmi, më 7 mars, mijëra qytetarë francezë dolën në rrugë për të protestuar dhe për të bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare për të ndaluar krimet dhe për të njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Njëra nga protestat e mëdha në Paris, ka qenë e organizuar lidhur me krimet e bërë në Drenicë, në Prekaz, edhe kjo pjesëmarrje ka qenë masive. Mund ta imagjinoni më 5 mars ka ndodhur sulmi serb në PREKAZ, ME 7 MARS mijëra qytetarët franceze kanë dal në rrugë. edhe janë përpiluar tekste, Komiteti i Kosovës. Është formular kërkesa e domosdoshmërisë që bashkësia ndërkombëtare të ndryje ushtarakisht, që të ndalen krimet. Pikërisht lidhur më këtë, intervali dy ditësh ditësh edhe kresa që Kosova të njihej si shtet i pavarur, për herë të parë publikisht janë formuluar këto dy kërkesa prej qytetarëve francezë…”, ka thënë Kullashi.

Kullashi theksoi se këto kërkesa u formuluan nga vetë shoqëria franceze, e cila nuk mund të pajtohej me përmasat e krimeve që po ndodhnin.

“Këto janë kërkesa që kanë ardhur nga vetë shoqëria, shoqëri që nuk ka mundur të pajtohet me përmasat e krimeve të tilla… Emrat që e kanë nënshkruar atë peticion më 7 mars për krimet që janë bërë janë nga emrat më të mëdhenj të të gjitha fushave të krijimtarisë, për shembull e keni pasur; Presidentja e te gjitha universiteteve të Parisit. Edhe fjalimet që janë shkruar dhe tekste tregojnë thellësi”, ka thënë Kullashi në “FIVE” të Dukagjinit.

Edhe pse ekziston mendimi se Franca ishte/është mike e Serbisë, Kullashi sqaroi se shoqëria franceze ishte vetëdijesuar për krimet serbe që në fillim të viteve ’90. Ai përmendi se edhe kleri katolik, përfshirë Argjipeshkvin e Lionit, kishte kërkuar me indinjatë ndërhyrje për të ndaluar krimet, duke pasur ndikim të madh në opinionin publik.

Shoqëria franceze, përfshirë artistët dhe intelektualët, bashkëpunoi për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe për të mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kleri katolik në nivelin e lartë eviton të ndërhyjë çështje politike, por, ta shihni Argjipeshkvi i Lionit, i cili disa herë dhe me indinjim thotë duhet pa tjetër të intervenohet. Ai nuk i takon asnjë partie politike, ka pasur ndikim shumë të madh në pjesën tjera të opinionit… Problemi është ktu prapë të lidhja etike dhe politike, Argjipeshkvi dhe të tjerët nga kleri katolik kur kanë marrë pjesë bashkë, edhe artistët, edhe regjisorët”, ka shtuar më tej Kullashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit