21.6 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

“Kur të dojë Jeta Xharra, na falimentojmë”: Drejtori i Radio Kosovës ia kujton deklaratën Fadil Hoxhës

- Advertisement -

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, ia ka rikujtuar një deklaratë Fadil Hoxhës, dikur sindikalist, tash në menaxhmentin e RTK-së.

Halili ka publikuar videon ku Fadil Hoxha ankohej se për produksionet e pavarura, duhet të ketë tender në RTK.

Aty Hoxha thotë “kur të dojë Jeta Xharra na falimentojmë”.

Postimi i plotë:

Pozita e drejtorit të Radio Kosovës nuk është dekor në zyrë, është BESIM që duhet me kthy në punë e rezultate për publikun, me shumë djersë e pak fjalë.

Po kur dalin disa matrapazë, si kumara me tyxharën mediatike që përmes RTK-së ia ka zhvatë popullit mbi 2.2 milionë euro, edhe me hile e shkelje ligji, e që sot u pengon çdo sukses, nuk ka tjetër, veç me ua qit pasqyrën përpara. Me pa mirë kush janë!

P.S. Videon hala s’e ka pa, përndryshe e kish fshi, siç i ka zhdukë statuset në Facebook. Tash bën vaki e shpërndan vetë

Viti 2018 – Debati për ligjin për RTK-në.

Ta ndjekim videon

Të ngjashme

Të fundit