28.9 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

“Kur ta kryesoni ju seancën udhëhiqeni si të doni”, cila është këshilla që Sala Jashari ia ka dhënë Avni Deharit dhe si iu përgjigj ai deputetes?

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka qenë e ftuar të martën në “Frontal” të T7.

Ajo ka thënë se i ka kërkuar kryesuesit të seancës Avni Deharit që të kthehet në rend të ditës dhe Kushtetutë.

Por ajo tha se Dehari duke u bazuar në moshën e saj i ka thënë se “kur ta kryeson ti seancën bëjë si të duash”.

“Herën e fundit i kam bërë thirrje që të kthehet drejt rendit të ditës dhe Kushtetutës së Kosovës”.

“Pavarësisht respektit që e kam për shkak të moshës, por nuk e kam parë të njëjtën nga Avni Dehari, është bazuar në moshë. Kur i kam thënë se po dilni jashtë Kushtetutës, ai ka thënë; ti mundesh me kryesu në momentin që e kryeson seancën, nuk ka pranu me pas një këshillë si une”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit