Khvicha Kvaratskhelia tashmë ka rënë dakord për një sërë kushtesh personale me Paris Saint-Germain, ku në Itali dhe Francë pretendojnë se skuadra e Ligue 1 shpreson të ketë një marrëveshje me Napolin për gjeorgjianin këtë javë.
Trajneri i Napolit, Antonio Conte konfirmoi gjatë fundjavës se Kvaratskhelia ka kërkuar të shitet këtë muaj , pavarësisht përpjekjeve nga klubi dhe trajneri për ta bindur atë të qëndrojë.
Dy klubet thuhet se po diskutojnë një tarifë transferimi prej 65 deri 75 milionë euro.
Të dy, Milan Skriniar dhe Marco Asensio janë ofruar për një shkëmbim lojtar plus para, por Napoli nuk është i interesuar dhe preferon të marrë një tarifë sa më të madhe transferimi.
23-vjeçari është ende në të njëjtën kontratë që nënshkroi kur iu bashkua Napolit nga Dinamo Batumi në vitin 2022, gjë që i jep atij një pagë prej 1.5 milion euro në sezon.
PSG po planifikon t’i jap gjeorgjianit pesëfishin e asaj shume, me një kontratë pesëvjeçare me vlerë 9 milionë euro në vit, plus bonuse.
Kjo marrëveshje është e lidhur siç duket me marrëveshjen e Edon Zhegrovës te Napoli, që janë të gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për yllin e Kosovës.
Por skuadra franceze synon që nga shitja e reprezentuesit kosovar të fitojë më shumë.