“Nëse e vetmja mjet është grushti, çdo debat kthehet në ndeshje.” – Friedrich Nietzsche
Nga: Ragip GJOSHI
Nëse dikush do të kërkonte një metaforë për të përshkruar absurditetin politik në Kuvendin e Kosovës, nuk ka krahasim më goditës sesa ai me ndeshjen më të gjatë të boksit në histori. Më 6 prill 1893, dy bokserë qëndruan përballë njëri-tjetrit për plot 110 raunde, në një duel që zgjati më shumë se 7 orë dhe përfundoi pa fitues. Një përleshje e pafundme, ku nga një pikë e caktuar, talenti dhe teknika nuk kishin më rëndësi ,ku fitorja varej vetëm nga këmbëngulja për të qëndruar në këmbë.
Sot, më shumë se një shekull më vonë, Kuvendi i Kosovës ka rishkruar këtë metaforë – jo në ringun e boksit, por në sallën e ligjbërjes, me 37 raunde debati për zbraztësitë ligjore që prodhuan zgjidhje, prodhuan vetëm lodhje, zhgënjim dhe krizë të thellë përfaqësimi.
1.Dueli që harroi qëllimin…
Në historinë e sportit, ndeshja e boksit midis Andy Bowen dhe Jack Burke në vitin 1893 u bë legjendare jo për mjeshtërinë, por për lodhjen që prodhoi. Ashtu si dy boksierë që luftuan deri në rraskapitje pa fitues, Kuvendi i Kosovës është zhytur në një duel parlamentar që gjithnjë e më shumë ngjan me një ndeshje të zgjatur përballjeje për mbijetesë politike dhe jo për përfaqësim demokratik. Në vend të debatit dhe të arsyes, kemi pasur ring të retorikës, bllokimit dhe një strategjie që po lë qytetarin të zhgënjyer dhe pa strehë institucionale.
2. Analogjia: Ring boksierësh dhe ring politikanësh
Që të ilustroj situatën tragji-komike në Kuvendit e Kosovës, analizën krahasimtare po e filloj me një ngjarje sportive të më shumë se një shekulli më parë.Alogjia në mes 37 raundeve qesharake në Kuvendin e Kosovës dhe ndeshjes më të gjatë të boksit në histori (110 raunde mes Andy Bowen dhe Jack Burke në 1893) është sa komike aq edhe tragjike, dhe mund të përmblidhet në këtë mënyrë.Seancat e Kuvendit po përfundojnë pa vendim e pa zgjidhj,sikur raundet e boksit…Ngjarja e pare si pasojë solli reformimin e rregullave në boks.Ndërkaq ngjarjet parlamentare determinuar për pasojë nevojën për reformim të kulturës politike në Kosovë.Kështu, mund të vlerësohet se këmbëngulja në bllokim,ishte jo konstruktivitet dhe e panevojshme e e papërgjegjshme.
Simbolika dhe mesazhi i përbashkët:
Që të ilustroj situatën tragji-komike në Kuvendit e Kosovës, analizën krahasimtare po e filloj me një ngjarje sportive të më shumë se një shekulli më parë.Anologjia në mes 37 raundeve të marrëzisë në Kuvendin e Kosovës dhe ndeshjes më të gjatë të boksit në histori (110 raunde mes Andy Bowen dhe Jack Burke në 1893) është sa komike aq edhe tragjike, dhe mund të përmblidhet në këtë mënyrë.Seancat e Kuvendit po përfundojnë pa vendim e pa zgjidhj,sikur raundet e boksit…Ngjarja e pare si pasojë solli reformimin e rregullave në boks.Ndërkaq ngjarjet parlamentare determinuar për pasojë nevojën për reformim të kulturës politike në Kosovë.Kështu, mund të vlerësohet se këmbëngulja në bllokim,ishte jo konstruktivitet dhe e panevojshme e e papërgjegjshme.
Simbolika prodhoi zhgënjim:
•Raundet u kthyen në ritual bosh – kur përplasja zgjat pa prodhuar zgjidhje, bëhet parodi e vetvetes.
•Spektatorët lodhen – qytetarët e zakonshëm, që presin ndryshim dhe seriozitet, humbasin durimin dhe besimin.
•Fitore pa lavdi – ashtu si boksierët që ndanë çmimin pas barazimit, edhe palët politike nuk dolën më të forta, por më të kompromentuara.
Nevoja për rregulla të reja dhe kulturë të re – siç pasoi kodifikimi i rregullave në boks, edhe Kuvendi ka nevojë për një etikë të re politike, ku thelbi është zgjidhja, jo arrogancë numrash.
3. Kuptimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese: grushti i fundit për kthjellim
Pra, ngjashmëria e vërtetë është: të dyja ngjarjet tregojnë çmendurinë e një beteje pa fund e pa kuptim, ku më shumë se fitorja, mbetet vetëm lodhja dhe humbja e dinjitetit për të gjithë.Në vend të fitores, mbaron me një barazim pa lavdi.
E kjo situate solli Vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për caktimin e një afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është ndërhyrja që kërkon të vendosë fundin e kësaj “ndeshjeje” politike. Ky Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nxjerr në sfond argumentin se bllokuesi i procesit të konstituimit të Kuvendit është pikërisht grupi më i madh parlamentar dhe qartësoi si loti pastër faktin se krijimi i një komisioni gjatë seancës konstituive ka qenë jokushtetues dhe joprocedural.
Mirëpo as ky vendim nuk qartëson gjithë procedurat dhe lë vend për dualizëm në interpretim(edhepse Vendimet e kësaj Gjykate nuk interpretohen). Ky vendim nuk është vetëm procedurial – është thelbësisht një akt për të mbrojtur rendin demokratik e kushtetues nga përvetësimi dhe deformimi i rregullave prej interesave afatshkurtra partiake.Ndërkaq, edhe pas Vendimit VV e lexon sipas dëshirës se, ”Kushtetuesja i dha dritë të gjelbërt votimit të fshehtë(!)”,dikush parasheh se ky vendim nuk do të zbatohet, një tjetër thotë se s’ka votim të fshehtë,e ekspertët pohojnë se Gjykata konfirmoj se votimi i fshehtë është jokushtetues!E deklaratat e bllokuesve janë shqetësuese dhe paralajmërim për vazhdimin e bllokimit!Secili e lexon sipas shijes së tij…
Aty ku nuk ka rregulla, mbizotëron rrëmuja.Pas ndeshjes së vitit 1893, bota e boksit u detyrua të vendosë rregulla: 12 raunde, 3 minuta për çdo raund, pushime të qarta dhe kritere të sakta. Në Kuvendin e Kosovës, përkundrazi, rregullat janë kthyer në mjete taktike, dhe jo në garanci për funksionimin demokratik.
Kemi nevojë për më shumë se rregullore – kemi nevojë për një kulturë të re politike, që vendos qytetarin përpara partisë dhe interesin e përbashkët përpara kalkulimeve elektorale.
Çka pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese-A mund të anashkalohet “ngërçi”?
Çka do të ndodhë në orvatjen e 38? A mund të jetë e fundit në këtë destinim? Teorikisht, çdo interpretim i paqartë i Kushtetutës mund të sfidohet, por vendimi i Gjykatës është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Çdo përpjekje për ta anashkaluar do të përbënte jo thjesht manevër politike, por shkelje kushtetuese, që mund të sjellë sanksione, penalitete dhe delegjitimim të thellë institucional.
4. Spektatori i harruar: qytetari:Çfarë ndodh nëse vijon bllokada? Zhbllokimi përmes gjyqësorit dhe presidentit
Ashtu si në ringun e Nju Orlinsit, ku spektatorët nisën të flinin nga lodhja, në Kosovë publiku është lodhur me një Kuvend që nuk dëgjon, nuk reflekton dhe nuk bashkëpunon. Dështimi për të miratuar një atlas ligjor gjithëpërfshirës është veç një simptomë e një kulture politike të bllokimit, ku fitorja nuk është ndryshimi, por eliminimi i kundërshtarit.
Kjo përplasje nuk është më as demokraci në kuptimin klasik të fjalës – është thjesht një ring ku askush nuk fiton, dhe të gjithë dalin të dëmtuar.Nëse skema e bojkotit vazhdon subjekti politik fitues i zgjedhjeve ,besoj se 52 deputetë shqiptarë të opozitës + 10 të pakicave joserbedo të mund të gjej një deriçkë për ta bërë Kuvendin që të mund të funksionojë. Nëse subjekti i parë i dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit vazhdon me moszbatim të mandatit, që Kushtetuta nuk e toleron. Sipas nenit 84, Presidenti ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin dhe të thërrasë zgjedhje të reja. Paralelisht,
5. Kush e merr “grushtin” nga votuesi?
Në çdo duel politik, fatura e lodhjes paguhet nga të gjithë, por sidomos nga ata që perceptohen si bllokues të institucioneve. Në këtë rast, partia e parë rrezikon që:
•Të perceptohet si shkatërruese,dhe si bllokuese e alternativave koncesuale,
•Të humbasë mbështetjen ndërkombëtare politike dhe finansiare, sidomos nga BE dhe SHBA,dhe
•Të penalizohet në zgjedhje nga një elektorat që kërkon vision ,përspektivë e funksionim, jo sabotim.
Mazhoranca, nga ana tjetër, nuk del e padëmtuar: nëse nuk ofron zgjidhje për dialog, humb besimin për aftësi qeverisëse dhe bashkëpunuese.
6. Fund pa lavdi:Ringu s’është vend për demokraci
Derisa,në vitin 1893, ngjau një duel boksi pa fund dhe pa fitues. Në vitin 2025, skena të ngjashme katër mujore, në një institucion që duhet të shërbejë qytetarit. Demokracia parlamentare nuk është sport kontestimi, por instrument zgjidhjeje. Aty ku nuk ka kryetar, nuk ka vendime. Aty ku nuk ka vendime, nuk ka qeverisje. Dhe aty ku nuk ka qeverisje, shteti shndërrohet në ring pa gjyqtar.
Populli ynë ka një urti:“Kush shemb shtëpinë për të ndëshkuar fqinjët, mbetet vetë pa strehë.”Në demokraci, shkëputja nga përgjegjësia institucionale nuk është protestë – është kapitullim politik. Dhe kur një betejë zgjat shumë, nuk fiton askush – vetëm qytetari mbetet i rrahur.
Në fund të asaj ndeshjeje maratonë, arbitri e ndërpreu lojën dhe shpalli barazimin. Dy boksierët ndanë paratë. Në Kuvend, pas 37 raundesh, një version i ligjit kaloi me shumicë të thjeshtë, pa konsensus dhe me zemërim të hapur nga opozita. Asnjëra palë nuk fitoi besimin e publikut. Asnjëra palë nuk doli më e fortë.Tash, si në ring, nuk ka kampion. Ka vetëm dëshmitarë të lodhur të një beteje që s’kishte pse të ndodhte kështu.Deputetet duhet ta dijnë se Kuvendi nuk është ring, dhe se nuk është spektator që duartroket konfliktin.
Është koha për të ndalur raundet qesharake dhe për të kthyer politikën në shërbim të publikut.
Të shohi. Çka po ‘pjellë” pas takimit të nesërm.
Dita re,nafakë e re!
Prishtinë, më 27 qershor 2025