24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Kur mund të mbahen zgjedhjet? – Flet Haziri i LDK-së

- Advertisement -

Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht.

Pas propozimeve për datë të zgjedhjeve nga PDK e kërkesave për dorëheqje të Kurtit nga LDK e AAK, tema e zgjedhjeve është heshtur.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se s’pritet të ketë zgjedhje tani.

Ai në një prononcim për GazetaBlic, thotë se sipas pozicionit të Kurtit, vera nuk është planifikuar për zgjedhje dhe opsion mbetet vjeshta.

Sipas tij, presidentja Osmani ka kompetenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe dakordimin me partitë politike.

“Zgjedhje në pranverë nuk do të ketë sipas propzimit të z.Krasniqi nga PDK. Vera nuk është e planifikuar sipas pozicionit të z.Kurti dhe mbetet vjeshta zgjedhore e cila mund të trajtohet në kornizën e rregullt zgjedhore dhe me një rol të Presidentes Osmani-Sadriu, e cila ka kompetenca kushtetuse për caktimin e datës apo dakordimit me partitë politike parlamentare”, deklaron Lutfi Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit