Ndonëse nuk e ka shumicën parlamentare, kryeministri në detyrë Albin Kurti, si opozitë i mbante “leksion” kryeminsitrit të atëhershëm Isa Mustafa.
Kurti thoshte se “Isa Mustafa me çdo kusht dëshiron të mbetet kryeministër”.
Ai deklaronte se “Mustafës i ka mbetur që në pleqni ta marrë librezën e PDK-së”.
“E ka kapur një farë lakmie e jashtëzakonshme në pleqni, kjo është taksirat i madh, po do me mbet kryeministër me zor, po jo se Kosova është me e vlefshme, populli i Kosovës është më i vlefshëm. S’është e thënë me u bë kryeministër, me mbet kryeminsitër. Kosova duhet të zhvillohet, rinia të përparësojë, të hapim vende të reja pune, jo me mbet me çdo kusht kryeminsitër. Për me u bë kryeministër tha votone Shikun, Kadrinë, për me mbetë kryeministër tha votone Hashimin, çka është kjo çfarë pune. Ai e ka moshën e pensionit e ka mbetur me marrë edhe librëzën e PDK-së, kjo lakmia në pleqni është sen i gërditshëm”, thoshte Kurti. /Gazeta Express