-3.3 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Kur KEK-u nuk po prodhon, mafia energjetike fiton

- Advertisement -

Shkruan: Ferat Shala

Investimi në Bllokun B2 të TC Kosova B u promovua si “modernizimi më i madh në 40 vite”: 35 MW shtesë dhe 20 vite jetëgjatësi.

Por faktet e vetë KEK-ut e rrëzojnë këtë propagandë qeveritare.

Në planin ditor të datës 30 nëntor 2025, B2 është në prodhim me vetëm 255 MW mesatarisht, ndonëse fuqia e instaluar është 339 MW. Kjo do të thotë se blloku ka rreth 84 MW mungesë kapaciteti. Vetëm nga kjo diferencë, Kosova humb 60 MW në orë, e përkthyer në 1,440 MW energji të humbur brenda 24 orëve.

Një humbje e madhe, që i shkon për shtati vetëm mafies energjetike, e cila fiton sa herë KEK nuk prodhon.

Pra, jo vetëm që nuk shihet rritja e premtuar prej 35 MW, por B2 as nuk po e arrin kapacitetin bazë pas investimit prej 50 milionë eurosh.

Çfarë modernizimi është ky, kur rezultati është më pak prodhim dhe humbje të qëllimshme që hapin treg për import?

Ironia vazhdon: kompanisë që kreu punimet i janë dhënë edhe 1.5 milionë euro shtesë për “punë plotësuese”. Në vend të transparencës dhe raportimit teknik, qytetarëve u jepet marketing, ndërsa faturat e energjisë ngritën nga mungesa e prodhimit.

Ndërkohë, të dhënat vjetore të KEK-ut tregojnë se prodhimi në vitin 2025 ka qenë më i ulët se vitin paraprak, pavarësisht se B2 ishte jashtë funksionit për muaj të tërë për “modernizim”.  Rezultati: më pak energji, më shumë shpenzime, dhe menaxhim më të dobët – një terren perfekt për interesa të errëta.

Energjia është sektor strategjik, jo burim fitimi për grupe të lidhura me pushtetin. Qytetarët kanë të drejtë të dinë ku po shkojnë paratë e tyre: për prodhim real apo për xhepat e mafisë energjetike?

Më poshtë e keni prodhimin e datës 30.11.2025:

May be an image of ‎text that says '‎KEK អពាព់ (有0信内送自出方】 Koha Ora 235 Departamenti per Menaxhimin Kapaciteteve,Bilan ,Bilanc dhe Tregtim tế Energjisễ TCB1 TCB2 TCKosovaB 235 235 แนต- KEK PLANI FINAL PRODHIMIT 235 490 8 08.00-00.0000-00-100 235 235 254.43 25443 490 و 10 235 255 235 235 255 489 490 255 235 255 490 235 255 235 490 235 490 235 30.11.2025 490 235 235 មមមន Total 11 12 13 15 18 19 20 21 22 23 24 [MWh) 235 235 255 490 235 255 490 235 255 235 490 235 490 235 235 5640 255 490 6118 490 11758‎'‎

Të ngjashme

Të fundit