15.2 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

“Kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm”, Burim Bujupi me mesazh të fuqishëm nga Arllati për fitoren në Drenas!

- Advertisement -

Takimi i radhës i Nënshtabit Arllat “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin

Në Arllat është mbajtur takimi i radhës i Nënshtabit “Për Drenasin Kampion”, ku mori pjesë edhe kandidati për asamblist, Burim Bujupi.

Në këtë takim u koordinuan aktivitetet për dy ditët e fundit të fushatës elektorale, me synimin që puna e përbashkët dhe angazhimi i vazhdueshëm të kurorëzohen me fitore.

“Me energji, besim dhe vendosmëri, po vazhdojmë rrugëtimin tonë fitues! Kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm – Arllati dhe Drenasi fiton gjithmonë!”, ka theksuar Bujupi.

Gjatë takimit u diskutua edhe për organizimin e përmbylljes së fushatës, e cila do të mbahet nesër, në ora 19:00, në Palestrën Sportive “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Postimi i plotë i Bujupit:

Takimi i radhës i Nënshtabit Arllat “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin

U koordinuam që të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm edhe në dy ditët e fundit të fushatës, dhe të dalim faqebardhë.
Me energji, besim dhe vendosmëri, po vazhdojmë rrugëtimin tonë fitues!

Vazhdojmë fuqishëm, të bashkuar për një të ardhme më të mirë!
“Kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm Arllati dhe Drenasi fiton gjithmonë!”

Gjithashtu, u koordinuam rreth organizimit të përmbylljes së fushatës, e cila do të mbahet nesër, në ora 19:00, në Palestrën Sportive “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Vazhdojmë fuqishëm +4 me 🏆🏅

101 ✅️ Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovci
10 ✅️ Burim Bujupi

Të ngjashme

Të fundit