Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të VV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku.
Ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale tha se Vetëvendosja në zgjedhjet lokale nuk do të mbështesë asnjë subjekt politikë që do të garojë jashtë koalicionit VLEN, transmeton TV21.
“Bekimin unë e kam shok, ai ka thënë kështu sepse Vetëvendosja e ka qëndrimin e vetë, ai është përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është përfaqësuesi zyrtarë i Vetëvendosjes, kur flet ai sikur me fol kryeministri Kurti. E respektoj shumë. Unë mundohem të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por natyrisht pak duhet ta shoh edhe partinë time”, tha ai.