Shkruan: Besa Kabashi Ramaj
PDK sot ka ngritur alarmin për pasojat e rënda të një vendimi të papërgjegjshëm që rrezikon themelin ekonomik dhe social të vendit.
Liberalizimi i tregut të energjisë mund të jetë një hap i domosdoshëm për zhvillim ekonomik – por vetëm kur zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të koordinuar institucionalisht.
⚠️ Çfarë po ndodh realisht:
Vendime të njëanshme po merren pa analizë të konkurrencës, pa transparencë institucionale dhe pa përmbushje të parakushteve bazë për një treg të sigurt dhe funksional.
Procesi po zhvillohet pa konsultim me institucionet përgjegjëse për mbikëqyrje ekonomike dhe ndihmë shtetërore.
Mungesa e barazisë në akses dhe informacion po e shndërron këtë “liberalizim” në një treg të mbyllur dhe të kontrolluar, me çmime të pamundura për bizneset e vogla e të mesme.
⚠️ Çfarë rrezikohet:
140,000 vende pune në sektorin privat, dhe me to, stabiliteti social i mijëra familjeve.
Bizneset vendore janë në prag falimentimi për shkak të kostove të papërballueshme.
Qytetarët përballen me një valë të re çmimesh, varfërie dhe pasigurie.
Inflacioni i shtuar dhe mosbesimi në institucionet publike po e minojnë kohezionin shoqëror.
⚠️ Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe humane:
Kur energjia kontrollohet pa konkurrencë të ndershme, rrezikohet siguria ekonomike dhe infrastruktura kritike e vendit.
Kur vendimmarrja ndodh jashtë kontrollit institucional, cenohet besimi qytetar dhe rendi demokratik.
Kur prioritet nuk është më mirëqenia, por përfitimi, cenohet dinjiteti dhe siguria humane e qytetarit.
PDK po ndërmerr hapa ligjorë për ta ndalur këtë proces të rrezikshëm dhe për të garantuar që çdo reformë në energji të bëhet me standarde, me drejtësi dhe në shërbim të qytetarit.