“Kur e shikon të kuqen, mendo për të gjelbrën”, Besa Kabashi-Ramaj: Fushata e VV-së përmban operacione psikologjike dhe fushata dezinformuese

- Advertisement -

Besa Kabashi-Ramaj nga PDK-ja, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti që bën kampanja dezinformuese.

Ajo ka thënë në “Pressing” të T7 se VV bën “operacione psikologjike’, në mënyrë që të bindin qytetaret, siç tha ajo në formë metaforike “kur e shohin të kuqen me mendu si të gjelbër”.

“Nuk e di ndonjë parti tjetër përpos VV-së që ka përdor kampanja dezinformuese për t’i arritur qëllimet. Po flas për formë të organizune të narrativit të rremë, kjo nuk është vetëm instrument, por armë e luftës hibride”.

“Në inteligjencë kjo kategorizohet si operacion psikologjik, që ti qytetarët i bindë kur e shohin të kuqen me mendu të gjelbërt”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit