6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

- Advertisement -

A keni menduar ndonjëherë se kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Shpesh herë, njerëzit shprehën të mllefosur kur bateria e tyre harxhohet më shpejtë se sa ata kanë parashikuar, ose mund të ndodhë që telefoni i tyre të ndalet papritur pa ndonjë shpjegim, ndonëse para pak çastesh karikimi ishte me përqindje të lartë.

Përdoruesit e iPhone-it e kanë mundësinë të kontrollojnë shëndetin e baterisë së tyre përmes opsioneve që ofron sistemi operativ iOS.

Për ta shikuar shëndetin e baterisë së iPhone-it tuaj hapni fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”; pasi të keni ndjekur këto hapa, kapaciteti aktual i baterisë tuaj do t’ju shfaqet në krye të dritares së re.

Kur duhet ta ndërroni baterinë e iPhone-it tuaj?

Sipas 9To5Mac, kur bateria e telefonit tuaj të bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj origjinal, mund të mendoni për zëvendësim të baterisë.

Ju duhet ta bëni këtë edhe nëse shihni një paralajmërim për degradimin e baterisë ose kur bateria nuk mbushet.

Në seksionin “Battery Health & Charging”, mund t’ju shfaqet paralajmërimi nëse shëndeti i baterisë është i degraduar dhe po u shkakton probleme sikurse ndalja e papritur e telefonit ose kur nuk shfaqet opsioni për kapacitetin kulminant.

Apple thotë se bateritë e iPhone-it janë “të dizajnuara të ruajnë 80 për qind të kapacitetit origjinal në 500 cikle të plota ngarkimi kur funksionojnë në kushte normale”.

Kur një bateri e iPhone-it bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj origjinal, një veçori e quajtur “menaxhimi i performancës” mund të zbatohet automatikisht. Kjo funksionon për të ndihmuar në parandalimin e ndaljes së papritur të telefonave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit