5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Botërorit dhe si do të vendosen Kombëtaret?

- Advertisement -

Kampionati Botëror po afron dhe kanë mbetur vetëm pak vende të lira për ta kompletuar evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.

Dhe, pa dyshim se të gjithë po e presin shortin e fazës së grupeve të “Katar 2022”, i cili do të mbahet në pjesën e dytë të vitit,

Shorti i Botërorit do të hidhet më saktësisht më 1 prill nga ora 18:00 me kohën tonë lokale, në një gala mbrëmje që do të mbahet në Doha të Katarit.

Në këtë short do të dihen 8 grupet me nga 4 ekipe, të cilat do ta formojnë fazën e parë të Botërorit të Katarit.

Sapo të kompletohen 32 kombëtaret e 4 grupeve, do të jetë momenti për t’i bërë llogaritë.

Fituesi i Grupit A do të përballet me të dytin e Grupit B në fazën pasuese, kurse i dyti i Grupit A me fituesin e Grupit B, dhe kështu do të vazhdojë edhe me grupet C-D, E-F e G-H.

Katari si mikpritës është kualifikuar direkt dhe do të përfundojë në Grupin A.

E në shtatë grupet tjera fillimisht do të përfundojnë shtatë Kombëtare që janë të renditura më mirë në ranglistën e FIFA-s, shkruan “Gazeta Express”.

Kombëtaret që gjendet në pozitat 8-15 do të përfundojnë në vazon 2, kurse ato 16-23 në vazon e tretë.

Në fund, vazoja e katërt do t’i përfshijë ekipet që gjenden nga pozitat 24 deri në 28, ku do të përfshihet edhe fituesi i play-offit të UEFA-s pas finales që do të luhet në mes të Uellsit dhe fituesit të duelit Skocia – Ukraina, i cili është shtyrë shkaku i luftës së nisur në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit