Shqipëria ndeshet me Kroacinë sot në kuadër të xhiros së dytë të EURO 2024-shit.
Të dyja kombëtaret shpresojnë në tri pikë pas humbjeve në rundin e parë nga Italia, respektivisht Spanja.
Tashmë lojtarët e Shqipërisë kanë arritur në stadium, ku më pak se një orë e gjysmë na ndajnë nga ky takim.