14.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Kuq e zi i gjithë sheshi “Skënderbej” në Tiranë – Nis protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur protesta mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tenorët Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali, shënuan nisjen me protestës me himnin kombëtar, ndërsa në përfundim të tij, turma në shesh dëgjohej tek brohoriste, UÇK.

Ish-krerët e UCK, ende po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

Të ngjashme

Të fundit