5.7 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Kuptimi i fshehur pas videos misterioze të Justin Bieber me Haileyn

- Advertisement -

Justin Bieber tronditi fansat të enjten me një video të re promovuese për markën e tij të modës SKYLRK, duke ndezur spekulime për jetën e tij personale.

Në klipin artistik, ai shfaqet në një skuter pranë një shtëpie të braktisur, ku djeg një arush të markës së tij të mëparshme Drew House.

Në fund, ai largohet me gruan e tij Hailey dhe foshnjën e tyre, duke kaluar drejt një ndërtese të re – simbolikë që fansat e interpretuan si një largim nga e kaluara dhe një fillim i ri, shkruan DailyMail.

Reagimet online u përqendruan në përfshirjen e Haileyt në video, sidomos mes thashethemeve për kriza martesore.

“Ai po djeg të kaluarën dhe po vazhdon përpara me familjen”, shkroi një fans, transmeton telegrafi.

Kjo video vjen mes shqetësimeve për shëndetin mendor të Justin. Ai së fundmi pranoi se përballet me ndjenja pasigurie dhe zemërimi, duke ndarë mesazhe personale në rrjete sociale.

Ndërkohë, përfaqësuesit e tij kanë mohuar zërat për përdorim droge, duke thënë se ai është “në një nga periudhat më të mira të jetës”.

Thashethemet për martesën me Hailey janë përshkallëzuar pasi ajo për pak kohë e ndaloi së ndjekuri në Instagram, por sqaroi se ishte një defekt teknik.

Sipas burimeve, marrëdhënia e çiftit është përballur me sfida, me Haileyn që punon vazhdimisht dhe Justinin që kalon më shumë kohë në shtëpi me djalin e tyre të vogël, Jack.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit