5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

- Advertisement -

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën.

Të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga kryeministi Albin Kurti mbylli disa institucione paralele serbe në veri të vendit.

Aksioni nxiti reagimin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilat e cilësuan si “të pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.

“Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të [kryeministrit Albin] Kurti, por nuk janë të mira për Kosovën”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Kupchan mendon se situata është veçanërisht shqetësuese, sepse vjen pas një sërë hapash që ka ndërmarrë Qeveria e Kurtit prej se ka ardhur në pushtet e që kanë penguar dialogun me Serbinë dhe kanë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Kosova duhet ta balancojë ushtrimin e sovranitetit me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit