Skuadra e Chelsea ka mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën FA.
Pasi kaloi me sukses raundin paraprak në sfidën kundër Plymouth, Chelsea është njoftuar tashmë me rivalin e radhës në Kupën FA.
Në shortin e tërhequr sot, skuadra e Chelsea është vënë përballë Luton, transmeton lajmi.net.
‘Blutë’ pritet ta kalojnë edhe këtë fazë pa ndonjë telashe të madhe.
‘Blutë’ e Thomas Tuchel janë në mesin e skuadrave favorite për ta fituar këtë trofe.