Sot zhvillohen edhe dy ndeshje tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra e Malishevës pret në shtëpi Ballkanin, ndeshje kjo që nis nga ora 13:00.
Ekipi i Qëndrim Kidës momentalisht është në formë fantastike, sidomos me futbollistin e më përfolur, Drilon Hazrollaj.
Ndeshja tjetër çerekfinale është ajo mes Vjosës dhe Suharekës, dy skuadrat nga Liga e Parë synojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Kujtojmë që dje gjatë ditës kualifikimin tutje e siguruan skuadrat, si Drita dhe Prishtina.