31.9 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Kupa e Kosovës: Prishtina synon të paktën mos të mposhtet, Dritës i duhet përmbysja

- Advertisement -

Ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Dritës e fitoi 1-2 në Gjilan.

Prishtina tani në duelin e kthimit kërkon ta menaxhojë rezultatin, në mënyrë që ta sigurojë finalen e Kupës së Kosovës.

Që kjo të arrihet, kryeqytetasit do mjaftoheshin vetëm mos të mposhten sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër “Intelektualët” do ta kërkojnë me ngulm përmbysjen e asaj që ndodhi në ballafaqimin e parë, pasi asgjë tjetër pos fitores, nuk kryen punë për ta.

Megjithatë gjilanasit e kanë të siguruar zonën evropiane përmes kampionatit, të cilin janë afër për ta fituar për herë të katërt në histori të tyre.

“Plisat” në Superligë janë keq, duke luftuar për mbijetesë, andaj rruga e vetme që i kualifikon ata në kualifikimet evropiane, është triumfi në Kupë, raporton Klankosova.tv

Fituesi i kësaj përballje takohet me më të mirin e ballafaqimit Drenica – Llapi, ku këta të fundit kanë avantazh 2-0 nga ndeshja e parë.

Të ngjashme

Të fundit