0.2 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Kupa e Kosovës: Pa befasi, favoritët pa problem kalojnë tutje

- Advertisement -

Nuk pati befasi e rezultate të papritura në xhiron e parë të Kupës së Kosovës në futboll. Nga nëntë ndeshjet e zhvilluara të mërkurën, fitore realizuan të gjitha skuadrat favorite nga Superliga përballë rivalëve kryesisht nga Liga e Parë.

Llapi dhe Prishtina e re realizuan fitoret më të thella, duke e mposhtur Vjosën përkatësisht Lepenci me rezultat prej 4;1.
Drita fitoi në udhëtim te Besa Peja, 0-3, derisa lideri i Superligës Ballkani iu revanshua Rilindjes për eliminimin e vitit të kaluar, me një fitore minimale prej 1-0.
Gjilani e kaloi Istogun 2:1, me njërin nga golat të realizuar nga Oltion Bilalli, i cili është rikthyer suksesshëm pas lëndimit të rëndë të pësuar vitin e kaluar.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Dukagjini 3:1 Ramiz Sadiku
Drenica 1:0 Prizreni
Trepça 1:2 Malisheva
Ferizaj 2:0 Tefik Çanga

Të enjten zhvillohen edhe këto ndeshje:

2 Korriku – Dinamo, Flamurtari – Vushtrria, KEK-u – Vëllaznimi, Liria – Suhareka, Istogu – Feronikeli dhe Kika – Trepça ‘89

Të ngjashme

Të fundit