18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kupa e Kosovës, FC Suhareka luan sot kundër FC Prishtina e Re

- Advertisement -

FC Suhareka sot do të luajë ndeshjen kundër FC Prishtina e Re, në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll.

FC Suhareka është shprehur optimiste për këtë ndeshje, duke theksuar se futbollistët janë në formë të jashtëzakonshme për të luftuar në fushë për realizimin e objektivave të klubit.

“Skuadra po vazhdon punën me stërvitjet intenzive para ndeshjes së 1/8 të kupës së Kosovës që zhvillohet të shtunën në Suharekë ndaj KF Prishtina e Fe. Futbollistët dhe stafi ndjehen mjaft optimist dhe ndihen jashtëzakonisht në formë për të kaluar edhe raundin tjetër në kupë për të vazhduar më tej drejt përmbushjes së objektivave”, ka njoftuar FC Suhareka.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 13:00 në stadiumin e qytetit të Suharekës.

Kujtojmë se para pak ditësh, FC Suhareka ka përfunduar fazën përgatitore për vazhdimin e kampionatit në Turqi me synimin kryesor: inkuadrimin në Supërligën e Kosovës në futboll. /Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit