Kupa e Botës: Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale

- Advertisement -

Federata Shqiptare e Futbollit, i ka nxjerrë në shitje fanellat speciale të kombëtares së futbollit, të cilat janë dedikuar për ndeshjet e play-offit drejt Kupës së Botës.

Ato janë prezantuar në tre ngjyra tradicionale: të kuqe, të bardhë dhe të zezë.

Të gjitha këto variante konsiderohen edicione speciale dhe pritet të përdoren nga kombëtarja në ndeshjet vendimtare të play-offit.

“Kuqezinjtë”, do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë.

Në rast të fitores, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë në finale kundër fituesit të përballjes mes Ukrainës dhe Suedisë, transmeton Klankosova.tv.

Tifozët që dëshirojnë të kenë një nga këto fanella speciale mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së, në linkun e mëposhtëm:

https://fshf.org/shop/fanelle-fifa-world-cup/

Të ngjashme

Të fundit