20.2 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Kupa e Botës për Klube, Man City thyen Juvën

- Advertisement -

Manchester City është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Juventusin.

‘Qytetarët’ e kanë mposhtur bindshëm Juven, me rezultat 5-2, të enjten mbrëma në duelin e zhvilluar në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës për Klube që po mbahet në SHBA.

Të besuarit e Pep Guardiolës, kanë dominuar në duel me torinezët, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe duke shënuar pesë gola.

Doku (9’), Kalulu (26’. Autogol), Haaland (52’), Foden (69’) dhe Savinho (76’), shënuan për fitoren e Cityt, kurse, Koopmeiners (11’) dhe Vlahovic (84’), realizuan nga një gol për Juvën.

Man City si lider i grupit me nëntë pikë kalon në 1/8 e finales së kësaj garë prestigjioze, derisa edhe Juve pavarësisht humbjes kalon në rundin tjetër si e dyta në grup me gjashtë pikë.

Të ngjashme

Të fundit