Deri dje, ndeshjet luheshin në orare të ndryshme duke nisur që nga ora 11:00, pastaj 14:00, 17:00 e ndeshja e fundit zhvillohej në ora 20:00.
Ndërsa, nga sot, dy ndeshje do të luhen nga ora 16:00 ndërsa dy në ora 20:00.
Dy ndeshjet që luhen nga ora 16:00 janë Ekuadori – Senegali dhe Holanda – Katari.
Të gjitha këto skuadra që garojnë në Grupin A, shanset për kualifikim i kanë të hapura, përveç Katarit që tashmë është eliminuar.
Holanda gjendet në pozitën e parë me katër pikë, ku shihet si favorit absolut ndaj Katarit.
Në pozitën e dytë gjendet Ekuadori, një më shumë se Senegali i cili ka tri sosh.
Dy ndeshjet që do të luhen nga ora 20:00 janë Irani – ShBA-ja dhe Uellsi – Anglia.
Grupin B e kryeson Anglia me katër pikë, Irani ka tri pikë, ShBA-ja dy dhe Uellsi një pikë.
Anglia shihet favorit ndaj Uellsit, ndërsa ShBA-ja është favorite në letër ndaj Iranit.