11.3 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Kupa e Afrikës: Bregu i Fildishtë kualifikohet tutje si lider, Algjeria eliminohet

- Advertisement -

Grupi E në Kupën e Afrikës ka prodhuar befasi të mëdha.

Bregu i Fildishtë ka mposhtur bindshëm skuadrën e Algjerisë për të fituar grupin E si dhe për të lënë të fundit në tabelë Algjerinë e cila eliminohet nga Kupa e Afrikës.

Bregu i Fildishtë ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Algjerisë.

Golat u realizuan nga Franck Kessie 22′, Ibrahim Sangare 39′, Pepe 54′ dhe Haller 90+3′, teksa për Alergjinë golin e nderit e shënoi Sofiane Bendebka në minutën e 73-të.

Në duelin tjetër, Guinea Ekuatoriale ka mposhtur me rezultat minimal Sierra Leonen duke e siguruar kështu kualifikimin direkt në fazën eliminuese, e cila u poziconua në vend të dytë në tabelë.

Golin e vetëm për Guinenë e realizoi mesfushori Pablo Ganet në minutën e 38-të.

Tabela përfundimtare e grupit E nënkupton se Bregu i Fildishtë përfundon grupin si lider me 7 pikë, Guniea Ekuatoriale e dyta me 6 pikë, kurse Sierra Leone e treta me dy pikë që shpreson një vend nëpërmjet vendeve që do të luajnë të pozitës së tretë. Algjeria ndërkohë eliminohet nga turneu si e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë të mbledhur.

Kujtojmë që Algjeria ishte fituese e turneut të fundit të Kupës së Afrikës të mbajtur në Egjipt në vitin 2019. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit