Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, është takuar me Duds Baljen, deputete e Kuvendit të Kosovës që drejton komisionin për të Drejtat e Njeriut.
E në këtë takim pos tjerash, ambasadori ka përmendur edhe të drejtat e personave LGBT.
Duda Balje ka votuar kundër Kodit Civil, pjesë e të cilit është edhe korniza ligjore për këtë komunitet – e cila më pas i hap mundësi rregullimit me ligj.
Pos të drejtat LGBT, është folure dhe për lirinë e besimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave.
“Diskutim shumë i dobishëm me Duda Baljen, Kryetare e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kuvendit mbi 3 ligjet e subjekteve kryesore: liria e besimit, lufta kundër dhunës ndaj grave, kuadri ligjor për çiftet e të njëjtit seks”, ka shkruar ambasadori francez.