2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kundërshtohet miratimi i Ligjit për kontrollin e institucioneve dhe administratës

- Advertisement -

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky inspektorat do të inspektonte të gjitha institucionet e administratës shtetërore nëse punëtorët e saj po e kryejnë punën mirë.

Ideja për të pasur një trup inspektuese për administratën e shtetit ishte nisur një vit më parë.

Madje, për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme kishte nisur edhe konsultime publike.

Sipas ministrisë që drejton Xhelal Sveçla, ky inspektorat do të inspektonte të gjitha institucioneve të administratës shtetërore nëse punëtorët e saj po e kryejnë punën mirë.

Por, këtë ide po kundërshton Asosacioni i Komunave të Kosovës.

Sipas drejtorit të këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, këta inspektorë do të kenë mundësi t’i tejkalojnë detyrat e tyre.

E krijimin e këtij inspektorari po e kundërshton edhe Sindikata e Shërbyesve Civilë.

Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi, thotë se me këtë ligj, Ministria e Punëve të Brendshme po dëshiron të vëjë diktat te shërbyesit civil.

Në anën tjetër, anëtari i komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mërgim Lushtaku thotë se ky ligj do të ndikojë në punën e shërbyesve civil.

E, Naser Shamolli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike,  thekson se niveli lokal nuk do të përfshihet në fushëveprimtarinë e këtij ligji.

Televizoni iu është drejtuar edhe ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i pyetur se kur do të dërgohet në Qeveri për votim ky projektligj.

Por, përkundër insistimit, e njëjta nuk ka kthyer përgjigje. /T7/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit