13.1 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në UEFA Europa League

- Advertisement -

Skuadra e Prishtinës mbrëmë fitoi Kupën e Kosovës për sezonin 2024/25, pasi mposhti 1:0 Llapin.

Me këtë fitore, klubi nga kryeqyteti ka siguruar kualifikimin në garat e UEFA-s, atë të Europa League, shkruan Indeksonline

Prishtinë bën pjesë në fazën e parë kualifikuese dhe si kundërshtarë të mundshëm, deri tani ka këto ekipe: Shakhtar Donetsk, Legia Warsawa, CFR Cluj, Celje, Sheriff Tiraspol, Aktobe, Paks, Levski Sofia dhe Spartak Trnava.

Këtyre ekipeve do t’i shtohen edhe pesë skuadra nga: Kroacia, Izraeli, Suedia, Azerbajxhani dhe Qipro.

Kujtojmë që shorti për fazën e parë tërhiqet më datën 17 qershor, kurse ndeshjet e para zhvillohen më 10 korrik.

 

Të ngjashme

Të fundit