3.4 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë në play-off në disa variacione

- Advertisement -

Pas përfundimit të disa ndeshjeve kualifikuese dhe rezultateve të fundit, skema e play-off-it për Botërorin 2026 po merr formë, duke përcaktuar se kush mund të jetë kundërshtari i Kosovës dhe Shqipërisë në gjysmëfinale.

Kjo ende pa e zhvilluar Kosova ndeshjen e fundit në grup ndaj Zvicrës, që do të luhet të martën nga ora 20:45.

Sipas variantit të vazove, situata është kështu

– Nëse Skocia fiton ndaj Danimarkës dhe Uellsi triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut, kundërshtarët e mundshëm për Kosovën dhe Shqipërinë në gjysmëfinale janë: Polonia, Uellsi, Sllovakia ose Republika Çeke.

– Nëse Skocia fiton, por Uellsi nuk e mposht Maqedoninë e Veriut, atëherë kundërshtarët e mundshëm mbeten: Polonia, Sllovakia, Çekia ose Republika e Irlandës.

– Nëse Skocia nuk fiton, por Uellsi triumfon, atëherë Polonia zë vendin e Skocisë në vazon e parë, ndërsa në vazon e dytë mbeten: Skocia, Uellsi, Sllovakia dhe Çekia.

– Nëse as Skocia, as Uellsi nuk fitojnë, atëherë vazoja e dytë përbëhet nga: Skocia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Republika e Irlandës.

– Ky skenar vlen vetëm nëse Sllovakia nuk fiton ndaj Gjermanisë si mysafir.

Rezultatet e fundit e kanë qartësuar më shumë situatën: fitorja e Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e Shqipërisë nga Anglia kanë hedhur poshtë të gjitha variantet për një përballje direkte, Shqipëri – Kosovë.

Si pjesë e vazon së tretë, gjysmëfinalet do të jenë ndeshje të vetme, ku si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të luajnë si mysafir ndaj kundërshtarëve nga vazoja e dytë. Vendin pritës për finalen do ta përcaktojë shorti i të enjtes, që do të vendosë gjithçka për rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Kosova dhe Shqipëria hyjnë në këtë fazë në mars, duke shpresuar që formacionet dhe yjet e tyre të sjellin surpriza dhe rezultate pozitive, edhe pse çdo ndeshje do të jetë sfiduese.

Të ngjashme

Të fundit