-5.2 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

“Kundër politikës shoviniste të Beogradit”- Osmani thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet në Serbi

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që po mbahen këtë të diel.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca me anë të një komunikate, ku thuhet se pjesëmarrja masive në zgjedhje është “kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit.

Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative”, thuhet në njoftim.

“Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”.

Shqiptarët e Luginës po garojnë në dy lista në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” po udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit