19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

“Kundër buxhetit 2024”/ BBC për kaosin e grupit të “Foltores”: Deputetët e opozitës ndezën zjarr në Parlament

- Advertisement -

Seanca e kësaj të hënë në Kuvend u shoqërua me tensione e përplasje. Deputetët e opozitës siç edhe kishin paralajmëruar bllokuan punimet e seancës, duke krijuar kaos, tym e flakë në Kuvend.

Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë kanë marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjiozja BBC, teksa ka shpërndare video ku shihen moment e ndezjes së flakadanëve në seancë, ndërsa shkruan se deputetët e opozitës protestuan kundër buxhetit 2024, duke ndezur flakadanë.

Gjithashtu tensionet që shoqëruan seancën e sotme kanë marrë vëmendjen edhe të “Reuters”. “Deputetët e opozitës ndezën tymuese e zjarr në Parlament, në përpjekje për të kundërshtuar buxhetin 2024. Deputetët gjithashtu grumbulluan karriget në qendër të Kuvendit, tymi e kaosi shoqëroi seancën  e sotme”, shkruan Reuters.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit