-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kunati i ministres Haxhiu me pozitë të re në Postë përkundër keqpërdorimit të detyrës

- Advertisement -

Mori hua 700 euro të Postës, u dërgua në Komision Disiplinor. Në fund, u shpërblye me një pozitë tjetër. Kush tjetër, përveç familjarëve të partisë në pushtet, LVV-së.

Shkumbin Krasniqi, një zyrtar disa vjeçar i Postës së Kosovës, është vëllai i Alban Krasniqit, funksionarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ka keqpërdorur pozitën e tij si kontrollor në postën publike në Malishevë, me ç’rast ishte dërguar në Komision Disiplinor më 25 maj 2023.

Avancimet në pozita nuk u ndalën përkundër shkeljeve të detyrave të punës.

Përmes një vendimi të Postës së Kosovës të siguruar nga Paparaci, Shkumbin Krasniqi është emëruar në pozitë të re.

Ai është emëruar U.D. “Përgjegjës i zyrës postare komunale” në Malishevë në Postën e Kosovës, më 6 gusht 2024.

Sipas vendimit në fjalë, Shkumbin Krasniqi është sistemuar në atë pozitë nga data 24.07.2024 deri më 23.10.2024, me mundësi vazhdimi deri në përfundimin e procesit të ristrukturimit të ndërmarrjes dhe shpalljen e konkursit.

Paparaci gjatë vitit të kaluar kishte raportuar në detaje për keqpërdorimin e pozitës së tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit