5.8 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Kunati i Albulena Haxhiut: Koha më e gërditshme për mua ishte pushteti i VV-së

- Advertisement -

Dardan Krasniqi, kunati i Albulena Haxhiut, në T7, ka folur për arsyet e largimit të tij nga Kosova.

Krasniqi ka thënë se kudo që ka aplikuar për punë dyert kanë qenë të mbyllura, dhe se, koha e pushtetit të sotëm, atij të VV-së, është ‘‘koha më e gërditshme’’.

Ai ka deklaruar edhe se, ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që e ka telefonuar dhe i ka ofruar punë atij, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka ‘gjetë 5 minuta’’, të takohet me të.

‘‘Si brez jemi rritë kogja me sakrificë. Kudo që aplikoja dyert ishin të mbyllura, bile koha më e gërditshme ka qenë tash. Ishte një moment kur aplikova për një konkurs, edhe dosja jem është publike, dhe aplikova, dhe papritmas më e erdhi një telefonatë ku mu tha: Nuk i plotëson kriteret. Dhe po e marr listën e përzgjedhjes se kë e kanë zgjedh, dhe aty ishte një person për të cilin unë një kohë e kisha largu prej punës, për shkak të mos arritjeve të saj. Personi në fjalë, në momenti kur KEK-u ishte privatizuar në KEDS si menaxhere e një distrikti regjional e KEDS-it, e kishte hjek fotografinë e Skënderbeut dhe e kishte gju në shportë. Kryeministri i Shqipërisë edhe më ka thirr edhe me ka dërgu email, zoti Edi Rama, më ka thënë: 3 pozita, veç ma dërgo CV-në ta shoh edhe këto tri pozita mundesh me ardh me fillu punën. Na me kryeministrin e Kosovës e kemi një të kaluar më të hershme. Unë vetë 5 minuta kohë ia kam kërku me u taku, si ka gjet ato 5 minuta’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit