Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla përfundimisht do të largohet nga skuadra e Romës gjatë këtij muaji.
Kumbulla nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gian Piero Gasperini dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje.
Ai nuk u aktivizua as në miqësoren e fundit ndaj Evertonit, ndërsa tashmë interesim për shërbimet e tij, kanë shfaqur Espanyoli e Cagliari.
Kumbulla sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Espanyoli, ndërsa Roma për kartonin e tij po kërkon të paktën 25 milionë euro.