28.9 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Kumbaro: Për 6 muaj Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë se më 2024

- Advertisement -

Gjatë periudhës janar-qershor Shqipërinë e kanë vizituar 13% më shumë turistë italianë krahasuar me 2024.

Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve Nova, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se vitin e kaluar Shqipërinë e shijuan 1.2 milion vizitorë nga Italia, raporton ATSH.

Kumbaro nënvizoi se “me Italinë tani na bashkojnë edhe përpjekjet për krijimin e një harte turistike në Mesdhe, mes Gadishullit Apenin dhe vendeve të Ballkanit”.

“Shembulli i Shqipërisë në krijimin e një modeli autentik, cilësor e të qëndrueshëm të turizmit pati interes të veçantë gjatë Forumit “Bridging Destinations”, por edhe vëmendjen e mediave të Italisë”, u shpreh ajo.

Mediat italiane kanë promovuar në vijimësi Shqipërinë turistike, duke e cilësuar si “Maldivet e Evropës”.

Të ngjashme

Të fundit