Kulturë

“Kullat e Jasharëve në sytë e mi”, piktori nga Drenica prezanton punimet në Muzeun Kombëtar në Tiranë

By GAZETA SCANNER 1

May 23, 2023

Piktori i njohur nga Kosova, Agim Bujupi, ka marrë pjesë në ekspozitën “PranveraArt 2023”, e cila është mbajtur në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Në këtë ekspozitë, Bujupi ka marrë pjesë me ciklin e punimeve “Kullat e Jasharëve në sytë e mi”.

Në “PranveraArt” kanë marrë pjesë rreth 60 artistë të cilët janë prezantuar me punimet e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që piktori Bujupi merr pjesë në një ekspozitë të tillë. Ai edhe më herët është prezantuar me Kullat e Prekazit dhe me komandantin legjendar Adem Jashari.