Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla e ka vlerësuar të shkëlqyer operacionin e forcave amerikane në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Manduro .
Ai ka thënë se ky operacion shmangu një luftë të ngjashme me atë se çfarë ndodhi në Irak dhe Afganistan.
Në emisionin “Matrix” në Tëvë1, ai tha se ky arrestim nuk do të ishte i mundur pa pasur informator të brendshëm nga stafi i Manduros.
Një operacion i shkëlqyer i ShBA-së, ku arrtin të bëjnë të mundur që një gjë që mund të shkonte me luftë arritën ta zgjidhin me një ndërhyrje kirurgjikale. Është e qartë se kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa patur informator të brendshëm brenda stafit të Maduros, është shmangur një luftë, siç ndodhi në Afganistan apo Irak. Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshëm ushtarake, por edhe e inteligjencës”, ka thënë ai.
Kulla ka thënë se sulmi që u bë paraprakisht ndaj disa bazave ushtarake të Venezuelës, ishte taktikë për tërheqje të vëmendjes.
“Për të tërhequr vëmendje kanë sulmuar disa nga repartet elitë të ushtrisë së Venezuelës. Kjo ka bërë që në momentin që ka ndryrë forca “Delta”, vëmendja kryesore ka qenë të goditjet në repartet ushtarake, ku ishin të përqendruara armët kundër ajrore”, ka thënë Kulla.
Manduro të hënën ka dal para gjykatës në Nju Jork ku ka mohuar akuzat.






