0.5 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Kulla: LDK-ja të kërkojë Ukë Rugovën për lider, nëse s’do të kthehet në OJQ

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës për të mos u shndërruar në një organizatë joqeveritare, duhet t’i kërkojë Ukë Rugovës të marrë drejtimin e partisë.

Kulla këtë qëndrim e ka shprehur përmes një postimi të publikuar në Facebook, ku shkruan:

“LDK që mos të kthehet në OJQ duhet ta lusë Ukë Rugovën të bëhet lider i kësaj partie”.

Ndryshe, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është kandidati i tretë më i votuar për deputet në listën e LDK-së.

Ai deri më tani ka siguruar 21 mijë e 378 vota, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë 38 mijë e 635 vota.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rënien më të madhe në këto zgjedhje krahasuar me ato të 9 shkurtit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LDK-ja ka marrë 13.56 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 490 vota.

Në zgjedhjet e fillimvitit, kjo parti kishte siguruar 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

Pas publikimit të rezultateve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke theksuar se “Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”.

Ai gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e dorëheqjes.

Të ngjashme

Të fundit