8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kulla: Kosova është shumë e dobët që Kurti të jetë lider i Ballkanit

- Advertisement -

Kosova është ende shumë e dobët që të jetë lider i Ballkanit dhe mendoj që kjo do të ishte një grackë. Deklaroi kështu, eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Madje sipas Kullës në aspektin afatgjatë kjo “tendencë” e Kurtit do të ishte grackë.

“Kryeministri i Kosovës ka ardhur në pushtet që të merret me Kosovën, të vazhdojë luftën kundër korrupsionit të cilën e ka premtuar në fushatë. Të forcojë shtetin ligjor, të merret me investime të huaja. Kosova është ende shumë e dobët që të jetë lider i Ballkanit dhe mendoj që kjo do të ishte një grackë. E shoh që është një grackë, në afatgjatë është një grackë sa herë ka pas tentativë të tillë kthehet në të kundërt”, tha Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë1.

Ajo që do të duhej të bënin shqiptarët sipas, Kullës është forcimi i shteteve dhe tërheqja e kapitaleve perëndimore kah vetja në mënyrë që sipas tij, të mos i lihet Serbisë.

“Unë mendoj që ajo që do të duhej të bënim  ne është një forcim i shteteve tona dhe të shohim me intelegjencë të tërheqim kapitalet perëndimore për kah vetja dhe mos t’ia lëmë këto Serbisë. Ne shqiptarët  duhet të reflektojmë bashkë me Maqedoninë, me Kosovën e Shqipërinë që ne të kthehemi ne në treg zhvillues të ekonomisë së Ballkanit”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit