Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, ka vlerësuar se Kosovës në 10 vjetët e ardhshme i duhen investim në mbrojte prej një miliard euro për të garantuar sigurinë e saj.
Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1 ka thënë se kjo duhet të bëhet me NATO-n, ShBA-në dhe aleatët tjerë historik.
“Kosovës i duhet për një 10 vjecar një miliard euro buxhet për mbrojte dhe të garantojë sigurinë e saj të brendshme. Sigurisht në aleancë me NATO-n, Amerikën në konsulta me gjithë aleatët historik dhe politikë të Kosovës edhe më Shqipërinë, kjo është e vetmja rrugë”, ka thënë Kulla.