24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Kulla: Janë zhvendosur nëndetëse bërthamore në Kubë, Moska po përgjigjet

- Advertisement -

Franca ka treguar mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetë presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën

Pedagogu Ermir Gjinishi, ndërsa foli për luftën në Ukrainë tha se një pjesë e Ukrainës mund të sakrifikohet, duke nënvizuar se lufta do të përfundojë në tavolinë.

Gjithashtu shtoi se Rusia mund të jetë fuqi e madhe, por sipas tij nuk mund të konsiderohet një rrezik i botës.

“Kemi dy vite që themi se Europa është në rrezik. Por kjo situatë do të detyrojë Rusinë të fute në tryezën e bisedimeve dhe një pjesë e Ukrainës do të sakrifikohet. Dhe do të triumfojë edhe NATO edhe Rusia. Gjithë lufta do të përfundojë në tavolinë”, u shpreh Gjinishi.

Nga ana e tij eksperti Ilir Kulla tha se Rusia është mirë-përgatitur dhe se ka zhvendosur një nëndetëse të re bërthamore në Kubë duke paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet përballë çdo rreziku.

“Janë zhvendosur nëndetëse bërthamore në Kubë. Pra Rusia po përgjigjet,. Pra çështja është nëse fusni ushtrinë në Ukrainë, atëherë do të destabilizoj pikat tuaja më të dobëta, kjo është përgjigja ruse. Mund të them që të gjithë duan paqe, por kemi dy vite luftë. Dhe një mbyllje e luftës me humbje do të ishte një dramë e madhe”, tha më tej Kulla. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit